Filipçe: Buxheti nuk premton rritje pagash për mjekët dhe infermierët

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi se pavarësisht kërkesave të shumta nga mjekët e përgjithshëm si dhe infermierët që edhe ata të përfshihen në rritjen e pagave prej 10%, buxheti i paraparë nga ministria nuk premton një gjë të tillë. Megjithatë ai shtoi se është në bisedime me të gjitha palët për të gjetur gjuhë të përbashkët, duke shpresuar se kuadri mjekësor do të mirëkuptojë pamundësinë e ministrisë që t’i përfshijë që të gjithë në rritjen e ardhshme të pagave.

Marketing

Infermieret kanë edhe disa kërkesa plotësuese, ne patëm një numër takimesh edhe gjatë fundjavës dhe vazhdojmë gjatë kësaj jave të shohim se cilat janë kërkesat e tyre reale por megjithatë buxheti jonë është ai që është, por nuk do ndalemi me komunikimin dhe Unionin e Infermiereve dhe të shohim cilat janë kërkesat e vërteta të tyre dhe të shohim a mundemi në të vërtetë të ju dalim në ndihmë. Kjo javë është me të vërtetë me shumë takime intensive me të gjithë përfaqësuesit e shoqatave, të shohim se çfarë në të vërtetë mundemi të bëjmë që të ju dalim në ndihmë dhe t’i plotësojmë kërkesat, besoni se nuk është e mundur të gjitha kërkesat t’i plotësojmë”. – theksoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë/ALSAT

Marketing