Filipçe: Deri 70 mijë euro dënim për “Makedonialek”

Përfaqësuesit zyrtarë të kompanisë “Glasko Smit Klajn” kanë pasur qasje në vaksinën, paketimin dhe afatin. Na bindën se ky është prodhim i tyre, se afati është i mirë dhe cilësia është në pajtim me standardet e tyre, e konfirmuar me analizë në laboratorë evropian, që janë vetëm disa në tërë Evropën dhe është vaksina e njëjtë e cila praktikisht përdoret në të gjitha vendet e BE-së, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Marketing

Përmendi se do t’i tharësin për përgjegjësi të gjithë drejtorët e shtëpive të shëndetit dhe ata që e kanë pranuar dërgesën me vaksina, t’u sqarojnë si është e mundur të ndodhë lëshim i tillë, të mos zbulohet ky dallim mes afatit të vërtete, cili është i mirë dhe ai në deklaratë, që të ndërmarrin edhe sanksione nga ana e Ministrisë ndaj përgjegjësve në këto institucione. Ai tha se rreth 650 kuti vaksina kanë pasur deklarata të gabuara.

“Ka përfunduar kontrolli i inspektorëve nga Agjencia për ilaçe dhe pajisje mjekësore e Republikës së Maqedonisë (MALMED) në të gjitha vendet, ku u zbuluan vaksinat, të cilat ishin me afat të mirë dhe të kontrolluar, megjithatë me deklarata të gabuara. U konstatua numri, është shkruar raport dhe tani do të vazhdohet në drejtim të sanksionimit të këtij veprimi ndaj “Makedonialek”. Do të insistojmë dënimi të jetë maksimal, duke pasur parasysh se vlerësojmë që ky lloj vepre, i cili seriozisht e dëmton reputacionin e shëndetit publik nuk duhet asnjëherë të përsëritet”, tha Filipçe.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve tha se nga ana e Agjencisë për ilaçe ky dënim është në para dhe lëviz mes 30.000 deri 70.000 euro.

Marketing