Filipçe: Fillon shpërndarja e pacientëve, trajtimi edhe në instituitin e mushkrive

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, pret që në tre javët e ardhëshme masat e reja të rezultojnë me uljen e numrit të personave të infektuar me “Covid 19”. Nëse masat respektohen, të njetat do të japin rezultatet e duhura, thotë ministri.

Marketing

“Cikli i ndryshimeve dhe rezultateve nga masat e vendosura jo vetëm tek ne, por edhe në shumëvende tjera vijen pas tre deri në katër javë. Aq është cikli i një trendi të zvogëlimit të transmisionit të virusit deri në rënien e dukshme të numrit të personave të infektuar. Të tilla janë edhe pritshmëritë tona edhe pse nuk është mirë të parashikohet” – tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai njëherit theksoi se për shkak të plotësimit të kapaciteteve të Klinikës Infektive dhe spitalit modular, me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë pacientë të sëmurë nga “Covid 19” do të trajtohen edhe në institucione të tjera shëndetësore.

“Sot kemi punuar në Institutin për sëmundje të mushkrive, pacientët u vendosën në Spitalin në Jasenovo dhe një pjesë e tyre në Klinikën e Pulmologjisë. Më pas kemi në plan ti vendosim pacientët në Klinikat Interne siç paralajmrëuam edhe dje” – u shpreh ministri Filipçe.

Mungesa e personelit mjekësor do të plotësohet edhe me mjek internist të cilët do të punojnë edhe në kujdestari për tu dalë në ndihmë infektologëve.

Marketing