Filipçe: Furnizimi me vaksina nuk guxon të jetë çështje politike

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një deklaratë për “Politico” ka komentuar gjendjen aktuale me furnizimin e vaksinave kundër Covid-19 në Evropë dhe në vendin tonë, transmeton Alsat. Ai tha se furnizimin me vaksina nuk e sheh si çështje politike ose gjeopolitike, dhe se prioritet është ruajtja e shëndetit publik. Filipçe theksoi se të gjitha vendet evropiane po ballafaqohen me mungesë të vaksinave.

Marketing

“Të gjithë përballemi me sfida rreth qasjes në vaksinim. Vendet e BE-së po përballen me sfidat e tyre. Mendoj se mekanizmi për solidaritetin evropian është vonuar, por jo se nuk do të realizohet”, tha Filipce për “Politico”.