Filipçe: Gjendja me pacientët në karantinë, stabile

Ministri i shëndetësisë Filipçe gjatë press-konferencës deklaroi se gjendja me pacientët që po ndodhen në karantin për momentin është stabile, ai gjithashtu apeloi që gjithë punonjësit shëndetësor të ndalojnë udhëtimet e tyre private jashtë shtetit, për shkak të rezikut të përhapjes së koronavirusit.

Marketing

Ai para gazetarëve u pergjigj edhe për pikat kufitare, ku theksoi se policia po e kryen punën e tyre në mënyrë të sukseshme dhe se nuk ka nevojë për masa shtesë, përveç vullnetarëve të Kryqit të kuq.

Filipçe u përgjigjë edhe rreth mbajtjes ose jo të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 12 prillit, ai tha se në mbledhjen e nesërme në takimin e liderëve do të vendoset ajo çështje varësisht nga gjendja ashtu edhe do të vendoset për mbajtjen ose anulimin e zgjedhjeve.

Gjithashtu Filipçe u përgjigj edhe për terminet mjekësore “Moj termin”, i cili theksoi se nuk do të anulohen dhe e njëjta do të vazhdojë të funksionojë.

Marketing