Filipçe: Gjendja nëpër spitale po stabilizohet

Presim gjatë periudhës së ardhshme të kemi më shumë pacientë të lëshuar nga spitali sesa të pranuar. Në repartet infektive ka gjithnjë e më shumë vende të lira. Jemi duke e ndjekur gjendjen nga dita në ditë dhe jemi të gatshëm për çdo skenar. Nëse këto parashikime nuk realizohen, në dispozicion kemi edhe reparte të reja dhe kapacitete spitalore shtesë të gatshme për t’u hapur, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në takimin e sotëm me drejtorët e qendrave Kovid-19 në kompleksin “Nënë Tereza”.

Marketing

Në takim, siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, u shqyrtua gjendja me numrin e personave të hospitalizuar dhe vendeve të lira nëpër repartet infektive. Pas analizave të marra është konstatuar se javën e kaluar është arritur piku për numrin e pacientëve të hospitalizuar dhe tashmë ka ulje të lehtë të numrit të personave të hospitalizuar në nivel ditor.

Sipas Ministrisë, në të gjitha repartet infektive ka vende të lira me përçimin e gazit, ndërsa gjatë disa ditëve të ardhshme do të përfundojnë punimet ndërtimore që të hapen dhoma të reja me oksigjen.

“Masat të cilat Komisioni për Sëmundje Infektuese i soli po japin rezultate dhe numri i hospitalizimeve po stabliziohet. Shpresojmë se ky trend do të vazhdojë”, theksoi Filipçe.