Hapja e kufijve e njëkohësishme dhe pa PCR test negativ. Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili thotë se javën e kaluar janë përgjigjur të gjitha vendet fqinje dhe se sistemi i koordinimit është duke funksionuar mirë. Filipçe thotë se vendimi i përbashkët duhet të funksionojë bashkërisht me shkëmbimin e informacioneve për pasqyrën epidemiologjike nga secili vend i rajonit. Sipas tij, pavarësisht hapjes kufijve, masat preventive si maskat dhe distanca me doemos duhet mbetur në fuqi.

Pranoj se kemi paralajmëruar disa herë se do të ketë një vendim, por deri tani kemi pritur përgjigje nga vendet e rajonit. Gjatë javës së kaluar u përgjigjen dhe sistemi i koordinimit është duke funksionuar mirë, ndërsa tani po mbështetet edhe nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup. Shpresoj që shkëmbimi i informacioneve do bazohet në analizat e sakta mbi pasqyrat epidemiologjike nga çdo vend i Ballkanit Perëndimorë, përfshi Bullgarinë dhe Greqinë” – deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Vendet e Evropës qendrore nuk përfshihen në këtë vendim rajonal. Filipçe thotë se vendimi i tyre varet nga situata epidemiologjike e çdo shteti veçmas.

Vendet anëtare të BE-së kanë vetëm rekomandim, nuk kanë ndonjë politikë të përbashkët lidhur me këtë çështje, dhe në këtë drejtim janë të lira të vendosin se si do të jetë regjimi i kufijve -tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Iniciativa për heqjen e PCR testeve negative diskutohet tashmë disa muaj. Ministrat e Shëndetësisë nga rajoni kanë formuar grupe punë të përbashkët me qëllim hapjen unanime të kufijve. Ditë më parë Kosova hoqi testin për shtetasit e huaj nëse duan vetëm të tranzitojnë në territorin e saj, ndërsa nga e hëna një gjë e tillë do të diskutohet edhe në Maqedoni të Veriut.