Filipçe: Janë blerë 12 automjete për ndihmën e shpejtë

Ministria e shëndetësisë ka blerë 12 automjete për ndihmën e shpejtë të cilat do të ndahen në gjithë vendin. Me këtë furnizim, kapacitetet e ndihmës së shpejtë në Shkup do të dyfishohen me çka 6 automjeteve të deritanishme do të ju shtohen edhe 6 të reja.

Marketing

Me këtë sasi ndihma e shpejtë e kryeqytetit do të ju afrohet kritereve të vendosura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila parasheh nga një auto ambulantë për 50 mijë banorë. Ministri Venko Filipçe tha se me procedurën e furnizimit janë kursyer edhe para të cilat do të destinohen për qëllime tjera në pajisjet për spitalet e vendit.

‘Me procedurën e hapur dhe transparente kemi bërë kursime të mjaftueshme ku në buxhetin e përgjithshëm prej 500.000 euro kemi kursyer deri në 200.00 euro. Ata do t’i shfrytëzojmë për ndonjë qëllim tjetër si për furnizimin me gypat e rentgenit, diçka që u imponua si urgjencë ditëve të fundit kur disa qytete në vend mbetën pa aparate për tomografi kompjuterike’, deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Marketing