Filipçe: Janë infektuar 5 mjekë të Klinikës së Dermatologjisë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në daljen e sotme për informimin e publikut mbi gjendjen e koronavirusit në vend tha se në 24 orët e fundit kemi 29 rate të reja me koronavirus, nga këta 5 janë mjekë të Klinikës së Dermatologjisë. Këta mjekë kanë pasur kontakte me shefen e klinikës që është infektuar javë më parë në Itali. Të pestë mjekët pozitiv me koronavirus janë vetizoluar në shtëpi. Ndërsa në ditët e ardhshme do të vazhdojnë testimet me personat që ata kanë pasur kontakte.

Marketing
Marketing