Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot njoftoi se janë siguruar mjete për ilaçin të cilin do ta marrin tre fëmijë me diagnozë fibrozë cistike dhe shtoi se është pritur që pas përfundimit të terapisë të shihen rezultatet.

“Bëhet fjalë për ilaç të cilin e merr një kategori e fëmijëve me diagnozë fibrozë cistike, gjegjësisht me një lloj specifik të një prej gjeneve të cilat i mbajnë. Përndryshe, pacientë me fibrozë cistike ka shumë. Nuk janë të gjithë kandidatë për ta marrë këtë ilaç. Edhe në Klinikën e Pediatrisë, FSSHM siguroi një buxhet në të cilin duhej të shihej efekti i ilaçit për shkak të asaj se edhe krahas asaj që është specifik për atë lloj, te ajo diagnozë, jo gjithmonë jep rezultate. Dhe ashtu ishte marrëveshja se do të fillojë me buxhet të kushtëzuar, do të merret ajo sasi dhe pas rezultateve të tregohet se a ka ose jo efekte, detyrimin do ta ndërmarrim ne në kuadër të programit tonë”, deklaroi Filipçe duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.
Mjete, theksoi Filipçe, ka dhe atë që e pritëm ishte raporti i ekspertëve nëse ka efekt te fëmijët ose jo.

“Dhe mirë është që ka efekt të shkëlqyeshëm. Me të vërtetë këto tre fëmijë ndjehen shumë më mirë se më parë. Kështu që, ai dokument të cilin ne e pritëm e morëm dhe do ta fillojmë procedurën. Shpresoj se do të përfundoj sa më shpejtë që është e mundur, ndërsa në ndërkohë do të tentojmë të sigurojmë donacion që ta kalojmë periudhën tani deri në përfundimin e marrjes së terapisë në Klinikë derisa të përfundojë procedura këtu në Ministri me qëllim që të mos lihet hapësirë e zbrazët”, tha Filipçe.

Artikulli paraprak‘Ditari’, super-dueti i Remzies dhe Nexhatit
Artikulli tjetërGrubi: Universiteti amerikan Kolumbia bashkëorganizator i 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit