Filipçe: Javën e ardhshme proces i përshpejtuar i imunizimit

Falënderim i dërgesës së sotme të vaksinave, tashmë gjatë javës së ardhshme dukshëm do të përshpejtohet procesi i vaksinimit në territorin e gjithë shtetit, shënoi pasdite ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk.

Marketing

“Falënderim deri te ambasadori kinez Xhang Xuo dhe Kinës miqësore, ne të cilën arritëm t’i sigurojmë këto vaksina dhe sot do t’i marrim në shtetin tonë”, thuhet në statusin e tij në Fejsbuk.

Në vend me dy aeroplanë arritën 500.000 vaksina nga prodhuesi kinez “Sinovak”. Ata, siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, do të deponohen në mënyrë përkatëse në Poliklinikën “Jane Sandanski” dhe në Institutin për mjekësi gjyqësore pas së cilës do të shpërndahen deri te pikat në mbarë shtetin sipas termineve të caktuara për vaksinim.