Filipçe kërkon qytetarët të mos grumbullohen nëpër shtëpitë, festat vetëm me të afërmit

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, në rrjetin social fejsbuk ka këshilluar që këtë vit festat të festohen vetëm me më të afërmit, ngase, muajt në vazhdim janë më intensive në përhapjen e koronavirusit.

Marketing

“Pikërisht për këtë, është e nevojshme përkujdesi jonë maksimal për shëndetin tonë por edhe për më të afërmit. Në periudhën e ardhshme të mos grumbullohemi nëpër shtëpi dhe të ndihmojë së bashku të dalim nga kriza e koronës. Tani është e nevojshme të respektojmë masat për mbrojtje, ndërsa në vitin e ardhshëm të festojmë sipas traditës. Na ndihmoni për të gjithë ne”, ka shkruar Filipce.

Marketing