Filipçe: Kolegë, faleminderit që nuk u dorëzuat!

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe përmes profilit të tij në Facebook falënderoi kolegët e tij që nuk u dorëzuan dhe bënë çmos për të ruajtur shëndetin e pacientëve.

Marketing

“Kolegë, faleminderit që nuk u dorëzuat! Faleminderit që bëtë çmos për të kursyer, ruajtur dhe përmirësuar shëndetin e pacientëve tanë. E gjithë barra është mbi kurrizin tuaj dhe ju meritoni respektin dhe mirënjohjen më të madhe për njerëzimin, kujdesin dhe sakrificën tuaj. Në këtë luftë me Covid-19, ju jeni heronjtë tanë”, shkruan Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Marketing