Filipçe kontra Presidentit: Pamjet nga Serbia nuk janë turp, por solidaritet

Mininstri i shënetësisë Venko Filipçe është shprehur i habitur nga deklarata e presidentit Stevo Pendarovski i cili  pas Mbledhjes së Këshillit të Sigurisë,  tha se pamjet që u panë fundjavën e kaluar në Serbi janë të turpshme për vendin tonë. Sipas Filipçes pamjet nuk janë një turp  por solidaritet në gjendje krize , shkruan Aktuale.mk.

Marketing

Jam i befasuar nga deklarata e Presidentit Pendarovski, fotografitë nga Serbia nuk janë turp, është një reflektim i solidaritetit në kohë krize. Përveç qytetarëve tanë, qytetarë të vendeve fqinjë u vaksinuan, por asnjë president nuk tha që ishte turp për vendin e tij. Qeveria po bën çdo përpjekje për të siguruar vaksina dhe vaksinimi do të fillojë nesër. Presidenti i shtetit si institucion duhet gjithashtu të luajë një rol të rëndësishëm në të gjitha këto procese të prokurimit. Fatkeqësisht, mbështetja konkrete nga Pendarovski mungoi- shkruan Filipçe në fejsbuk.

 

Marketing