Filipçe: Koronavirusi nuk ka vdekur, ai është në mesin tonë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përmes një shkrimi në Facebook është shprehur se ndjehet i shqetësuar nga pamjet e djeshme para objekteve fetare gjatë Festës së Bajramit. Filipçe thekson se virusi “nuk ka vdekur” dhe se ende është në mesin tonë.

Marketing

“Fotografitë kronikat nga festimi i djeshëm në tempujt fetarë dhe para tyre janë sërish shqetësuese. Pavarësisht thirrjeve nga institucionet shëndetësore që mos të tubohemi, të respektojmë masat e distancës dhe kufizimit të lëvizjes, kjo nuk ndodhi. I respektoj festat dhe besoj fuqimisht se ato janë ngjarje të rëndësishme për të gjithë ne, pavarësisht cilsë fe i përkasim.

Por këtë vit, festat nëpër botë festohen në mënyrë tjetër, duke e vendosur shëndetin tonë dhe të bashkëqytetarëve tanë para gjithçkaje dhe mbi gjithçka. Falënderoj qytetarët që i përmbahen masave, dhe të cilët, për fat të keq, mund të vazhdojnë të jenë në rrezik për shkak të atyre që nuk e bëjnë këtë. Koronavirusi nuk është as i vdekur dhe as nuk ka shkuar. Ai është këtu dhe për fat të keq, problemi do të vazhdojë për sa kohë që ka nga ata që e injorojnë. E kam përsëritur shumë herë, por këtu do ta them përsëri. Punëtorët e shëndetësisë nuk mund ta bëjnë këtë vetëm.

Masat janë të mira dhe janë vendosur me kohë, por ato funksionojnë vetëm nëse respektohen, përndryshe nuk kanë asnjë efekt. Respektimi i masave dhe efektet e tyre varen vetëm nga ne si qytetarë. Thjesht duhet të pranojmë mënyrën e re të jetës, duhet të rregullojmë jetën tonë të përditshme duke ndjekur rekomandimet”, ka shkruar ministri Filipçe.

Marketing