Filipçe: Krijojmë shoqëri korrekte që të gjithë të mjekët e rinj t’i kyçim në tregun e punës

Fokusi i Ministrisë së Shëndetësisë pas mbarimit të vlerësimeve nga skanimi i mbrojtjes shëndetësore parësore, dytësore dhe terciare, do të jetë drejt investimeve në kapitalin njerëzor, por edhe investimeve kapitale, si dhe ndërtimin e spitaleve të reja, përmirësimin e infrastrukturës dhe furnizimin e pajisjeve të reja”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në Lubjanë.

Marketing

Ai në konferencën për përforcimin e kapaciteteve të ministrive për vlerësimin e ndikimit fiskal ndaj reformave strukturore, që u mbajt sot në Lubjanë, e prezantoi projektin e ri për mjekët e rinj të cilët do të kenë mundësi të angazhohen në sistemin e shëndetësisë publike.

“Çdo mjek që do ta mbarojë stazhin mjekësor dhe do të marrë licencë për punë, do të ketë mundësi të përfshihet në sistemin e shtëpive të shëndetit, të paguhet për mundin e tij dhe do të fillojë të arrijë përvojë në ndihmën e shpejtë, pikat e vaksionimit dhe në sistemin e kujdesit të patronazhit”, tha Filipçe.

Theksoi se Ministria e Shëndetësisë me përkushtim punon me qëllim të krijimit të shoqërisë korrekte, që të gjithë të rinjtë të përfshihen në tregun e punës, ndërsa me atë të mbeten në vend.

“Kualiteti i dialogut fiskal midis Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Shëndetësisë është përmirësuar dy vitet e fundit. Veçanërisht bashkëpunimi i mirë me Ministrinë e Financave është në dukje dhe është shprehur vullnet politik për reforma strukturore dhe programim fiskal afatmesëm. Për më pak se dy vite i kemi 3.000 punësime të reja në sektorin e shëndetësisë. Gjithashtu, buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë rritet në bazë të buxhetit të përgjithshëm të vendit”, potencoi Filipçe. .

Marketing