Filipçe: Masat nuk i kemi sjellë që t’i shërbejnë mbajtjes ose jo të zgjedhjeve

Ministri Filipçe thotë se asnjë masë e sjellë deri më tani nuk është marrë për t’i shërbyer mbajtjes ose jo të zgjedhjeve. Se a do të ketë rrethana të favorshme për mbajtjen e zgjedhjeve, ministri i Shëndetësisë thotë se mund të realizohet gjithçka ku mundësohet respektimi i masave, rekomandimeve dhe protokolleve.

Marketing

Sipas tij, në protokollin e hartuar për masat që duhet të respektohet gjatë realizimit të procesit zgjedhor, nuk ka ndonjë rekomandim ndryshe nga çfarë kërkohet të respektohet në ambientet tjera të mbyllura gjatë aktiviteteve të tjera.

Marketing