Filipçe: Masat restriktive mund të rikthehen

Sot vendi ka regjistruar numrin më të lartë të të shëruarve që nga fillimi i pandemisë. 230 persona kanë fituar betejën me koronavirusin, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 3554. Më shumë të shëruar ka në Shkup 126, Tetovë 45, Kumanovë 31 dhe Shtip 11. Numri I të shëruarve, ka tejkaluar atë të rasteve aktive, që në vendin tonë është 3493.

Marketing

QYTETE/ TË SHËRUAR
Në Shkup 126
Tetovë 45
Kumanovë 31
Shtip 11

Nga 1794 teste të realizuara, në 24 orët e fundit 163 persona kanë rezultuar pozitiv. Prej tyre numër dyshifrorë ka Shkupi, Tetova dhe Shtipi. Ndërkohë 8 persona kanë humbur jetën, duke bërë që numri I viktimave nga virusi korona të arrijë në 359.

QYTETE/RASTE
SHKUP- 87
TETOVË- 16
SHTIP -10

Pavarësisht se në vend po regjistrohen qindra të infektuar në dit, ministri Venko Filipçe thotë se masat kufizuese nuk do të rikthehen pas zgjedhjeve, siç po ndodh në Serbi. Sipas tij, atëherë kur vendet fqinje lejonin organizimin e evenimenteve me publik, në Maqedoni kufizimet ishin në fuqi.

”Jo absolutisht jo. Ja i thash të dhënat e fundit ka rënë fuqia e transmetimit të virusit dhe atë nën 0.9. Përqindja e të rasteve të reja çdo ditë ulet. Masa kufizuese zbatohet atëherë kur vërehet se ka rrezik në sistemin shëndetësorë dhe ajo na u vërtetua nga ana e ekspertit që na vizitoi nga OBSH. Tek ne për dallim nga vendet fqinje, nuk ka asnjë shenjë se nevojitet ndonjë masë e plotësuese kufizuese”- deklaroi Filipçe.

Filipçe tha se gjatë ditëve të fundit është ulur numri i personave që kanë nevojë të kurohen në spitale. Gjashtë prej tyre nga Shkupi,  një nga Dibra dhe një nga Tetova, mosha e të cilave është nga 52 deri 66 vjeç. Në Spitalin në Kozle ndodhen 25 pacientë, nga të cilët 23 të rritur. Në spitalin “8 Shtatori” janë të shtrirë 97 pacientë, nga të cilët 3 në aparat për frymëmarrje, ndërsa në Klinikën Infektive ndodhen 89 pacientë, nga të cilët 57 në oksigjeno terapi.