Filipçe: Mbërritën vaksinat e para “Sinovak”, pasdite të tjerat

Ministri i Shëndetësisë Venko Filpçe në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se në aeroportin e Shkupit ka aterruar aeroplani i parë me vaksina nga “Sinovak”-u, ndërsa pasdite pritet të mbërrijnë edhe sasitë e tjera

Marketing

“Aeroplani i parë nga dërgesa e përgjithshme prej 500.000 doza të vaksinave, që i blemë nga prodhuesi Sinovak aterroi në mëngjesin e sotëm në aeroportin e Shkupit. Gjatë orëve të pasdites pritet të mbërrijnë edhe sasitë e tjera. I shprehim falënderim Republikës Popullore të Kinës për përpjekjet që ta marrim këtë sasi të madhe të vaksinave de për saktësinë në dërgesën e të njëjtave”, ka shkruar Filipçe në Fejsbuk.