Filipçe: Në funksion edhe dy laboratorë për testim

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se do të shfrytëzohen edhe dy laboratorë në vend për të zhvilluar teste për virusin korona.

Marketing

“Fillimisht do të hapen edhe dy laboratorë për testim për Covid-19, respektivisht do të shfrytëzohet laboratori i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Maqedoni(ASHAM) dhe laboratori i Institutit për mjekësi ligjore. Me këtë do të zmadhohet kapaciteti i testimeve për 50 deri në 100 teste në ditë”, tha mes tjerash Filipçe.

Filipçe gjithashtu njoftoi se në vend tashmë lanë arritur rreth 20.000 teste si donacion, duke shtuar se po mendohet të realizohet skrining i popullatës në Dibër.

“Marrë parasysh se në Dibër nuk kemi tashmë një kohë të gjatë raste të reja. Do të testohen 20 deri 30% e popullatës , do të bëhet skrining që do të mundësojë vlerësimin e imuniteti të popullatës , kjo do të na ndihmon në lidhje me prognozat se çfarë mund të presim më vonë në nivel shtetëror”, theksoi ministri Filipçe.