Filipçe: Në vend ka 219 të infektuar me Covid-19, janë bërë 1.800 teste

Sipas informatave të fundit, në vend deri tani nga Kovid-19 janë sëmurë 219 persona. Janë realizuar 1.800 teste, përcjell GazetaExpress.

Marketing

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe theksoi se sistemi shëndetësor është në kondicion tërësisht të mirë dhe është i gatshëm për numër të rritur të rasteve me koronavirus, duke theksuar se është mirë që ka rritje lineare të numrit të të sëmurëve nga koronavirusi. Ai, paralajmëroi se në fillim të javës së ardhshme do të vendoset spital mobil pranë Klinikës universitare për sëmundje infektive, në të cilën do të vendosen 130 shtretër.

“Sistemi ynë shëndetësor, në këtë mënyrë tërësisht i mobilizuar me rezervën e mjekëve me listën e përgatitur në situatën e programit të rregullt të zvogëluar, para se gjithash këtu mendoj për anesteziologët, infermieret të cilat kanë përvojë në repartet për Kujdes intensiv, në tërësi është në kondicion të mirë dhe i gatshëm të ndërmarrë sfida madje edhe në skenar në formë të rritjes eksponenciale të numrit të rasteve”; tha Filipçe.

Ai sqaroi se puna e klinikave dhe spitaleve është riorganizuar dhe se funksionon sistemi i rotacionit. Ekipi i ekspertëve mjekësor, çdo ditë konsultohet me literaturë dhe botime profesionale dhe i shikon opsionet, mënyrat që mund të aplikohen te pacientët tanë me koronavirus, por ka edhe kontakte të përditshme me mjekët tanë në Itali.

Ministri theksoi se në këtë moment është mirë që ka rritje lineare të numrit të rasteve, përafërsisht numër i njëjtë çdo ditë, ndërs jo rritje eksponenciale, por, siç tha, ne jemi të gatshëm të pranojmë dhe të trajtojmë pacientë madje edhe nëse ka rritje.

“Tërësisht janë mobilizuar punonjësit shëndetësor, të gatshme janë kapacitetet. Kemi edhe pacientë të shëruar dhe tërësisht jemi në situatë të amortizohet pranimi i pacientëve. Terapia tashmë është aplikuar te pacientët te të cilët është treguar sipas analizave të EKG-së së tyre. Tërësisht mirë në mënyrë profesionale ballafaqohen kolegët në të gjitha institucionet shëndetësore”, vlerësoi Filipçe.

Ministri bindi se nuk duhet të ketë as dyshim më të vogël se nuk ndahen shifrat e sakta.

“Shifrat janë absolutisht të sakta, nuk mund të jetë më ndryshe, i ndajmë me përfaqësuesit zyrtar të OBSH-së, dhe këtu hapësirë për manipulime nuk ka”, theksoi Filipçe.

Ai theksoi se në fillim të javës së ardhshme pritet vendosja e spitalit mobil pranë Klinikës Universitare për Sëmundje Infektuese.

“Aty do të vendosen objekte në të cilat do të akomodohen 130 shtretër me çka kapaciteti i Klinikës për sëmundje infektive dyfishohet me tualetë adekuat, korridore me të cilat do të komunikohet pranë saj”, tha Filipçe.

Spitali mobil do të vendoset në hapësirën, ku ishin barakat e ish shtëpisë studentore “Medicinar” të cilat qyteti i Shkupit i rrëzoi dhe e rregulloi hapësirën.

“Spitali mobil duhet ta plotësojë kapacitetin, ky është spital të cilin e përdor Armata. Kemi pasur komunikim intensiv me ministren e Mbrojtjes dhe tërësisht na dolën në ndihmë nga Armata, ndërsa më tej Qyteti i Shkupit do ta sigurojë hapësirën ku do të vendoset ai. Vlerësojmë se duhet të jetë afër dhe të jetë plotësim i kapaciteti të Klinikës Infektive, pasi këtu është edhe ekspertiza dhe këtu është edhe mundësia të rotojnë ekipet. Do të thotë do të ketë lidhje me Klinikën, do të ketë edhe kushte të përshtatshme, tualete, dush dhe shtretër. Kapaciteti do të jetë 130 shtretër. Kapaciteti aktual i klinikës është 110 shtretër. Vlerësoj se do të jetë i mjaftueshëm dhe mund të bëhet edhe sistemim i mirë në pajtim me pasqyrën klinike të pacientëve”, tha Filipçe.

Shtoi se në dispozicion janë edhe mjekët dhe infermierët e tjerë të klinikave dhe spitaleve të tjera, ky është plan të cilin e kanë bërë para disa javësh dhe ata mund të ndihmojnë në trajtimin e pacientëve.

Sipas vendeve të jetesës, deri tani raste me Kovid-19 janë regjistruar në Shkup (134), Dibër (43), Kumanovë (17), Shtip (8), Prilep (6), Ohër (3), Veles (3), Kavadar (2), Tetovë (2) dhe Gostivar (1).

Në territorin më të gjërë të Shkupit të sëmurë me koronavirus janë regjistruar në 10 komuna dhe atë në Karposh 27, në Gazi Bazë, Kisella Vodë dhe Qendër nga 20, Gjorçe Petrov 11, Aerodrom 8, Sopishte 7, Butel 4, Çair 3, Ilinden 2″, informojnë nga Instituti për Shëndet Publik.

Ministri i Shëndetësisë theksoi se në Klinikën për sëmundje infektive janë hospitalizuar 41 pacientë prej të cilëve shtatë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, por ende nuk janë në aparat respirator, nuk u duhet ndihmë për ventilim mekanik, 27 janë mesatarisht pacientë me pasqyrë të rëndë dhe shtatë me simptoma më të vogla, ndërsa stabile është gjendja e pacientëve në Shtip.

Nga Enti për rehabilitim në Kozle, sqaroi, ende zgjasin hulumtimet, anketat, janë marrë materialet e 18 të punësuarve, menjëherë pas arritjes së rezultateve do të bëhet plan për funksionim të këtij institucioni, ndërsa ekziston besueshmëri e madhe nga e hëna të punojë vetëm pjesa e ambulancës me orar adekuat të punonjësve shëndetësor.

Njëherit, Filipçe citoi se deri tani janë kryer 1.800 teste, duke potencuar se nuk ka nevojë qytetarët të testohen vetë.

Marketing