Filipçe: Nëse ka parregullsi do anulojmë tenderin për reagensët

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe i hodhi poshtë si të pavërteta spekulimet e fundit për tenderin për furnizim të institucioneve publike shëndetësore me aparate dhe reagensa për egzamenimet e gjakut në vlerë prej 35 milion euro.

Marketing

Filipçe thotë se ministria e shëndetësisë ende nuk ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë në fjalë, dhe se oferta është ende në proces. Filipçe tani bind se thirrja publike është realizuar në përputhje me gjitha procedurat bashkëkohore, ligjore dhe transparente për opinionin.

“Për momentin procedura është në vlerësim e sipër, dhe ende nuk ka arritur në ankandin elektronik. Për shkak se bëhet fjalë për furnizim publik të egzaminimeve kimike, imunologjike, hematologjike dhe pajisje të ndryshme në afat tre vjeçar, vlerësimi i furnizimit është i lartë, megjithatë kursimi për buxhetin e qytetarëve është me rëndësi të madhe. Në qoftë se nuk arrijmë të kursejmë nga tenderi, i njëjti do të anulohet. Procesi ishte transparent dhe i hapur për gjithë opinionin, sektorin civil dhe kompanitë” – tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Filipçe madje informon se deri në fund të afatit të paraparë për dorëzim të ofertave për këtë thirrje është dorzuar vetëm një ofertë. Kohë më parë disa media publikuan se fituesi i tenderit prej 35 milion eurove për furnizim të institucioneve me reagensa në Ministrinë e shëndetësisë e ka fituar një kompani e sapoformuar e cila dyshohet se është në pronësi të shokëve të djalit të ish drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov, gjë për të cilën ende nuk është zyrtarisht e konfirmuar.

Për këtë tender ka reaguar edhe VMRO opozitare dhe Aleanca për Shqiptarët. Të dy partitë kërkuan dorëheqjen e ministrit Filipçe dhe thanë se nuk i besojnë atij kur arsyetohet për çështjen fjalë.

Marketing