Filipçe: Nuk ka kohë për anulime, deputetët të votojnë masat kundër KOVID-19

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe ka deklaruar se masat kundër KOVID-19 të cilët janë në kuvend duhet të miratohen sa më shpejtë.

Marketing

“Deputetët duhet të tregojnë përgjegjësi dhe sa më shpejtë njëzëri të votojnë dy pakot e masave për mbrojtje të popullatës dhe parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të virusit. Kërkojmë që së bashku të dërgojmë mesazh të bashkimit rreth respektimi të masave. Ato janë plotësisht të arsyeshme dhe të bazuara në analizat e Institutit për Shëndet Publik dhe të përvojave ndërkombëtare. Masa të tilla ose të ngjashme për momentin janë në fuqi në të gjithë vendet e Evropës”, ka thënë Filipçe

Ai tha se nuk ka kohë për anulime shtesë ngase situata është serioze. Sipas tij spitalet po mbushen dhe të gjithë duhet ta dinë se varet prej çdonjërit prej nesh se si do ta tejkalojmë këtë situatë.

Marketing