Filipçe: Nuk mund të shpalosim se sa doza të vaksinës Pfizer do të arrijnë në shkurt

Nga kompania Pfizer na kanë kërkuar që të mos shpalosim se sa doza të vaksinës do të arrijnë në shkurt. Por ne e dimë se sa do të arrijnë një shkurt, sa në mars dhe në prill. Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë ditës së sotme, i cili ka thënë se gjatë këtyre ditëve kanë pasur komunikime të shpeshta me kompaninë.

Marketing

“Mendoj se kjo është një politikë e cila ka të bëj edhe me rritjen e prodhimtarisë së tyre. Kështu që ata përkujdesen për vendet e rajonit për gjithë vendet, dhe besoj se pra nesh do të jetë një proces i suksesshëm i imunizimit”, ka deklaruar Filipçe, raporton SHENJA.

Marketing