Filipçe paralajmëroi shkarkimin e drejtoreshës së Spitalit të Ohrit

Drejtoresha e Spitalit të Ohrit nesër do të shkarkohet për shkak të rastit me gruan 66 vjeçare nga Struga, e cila ndërroi jetë nga koronavirusi, informon sot në konferencë për shtyp ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Marketing

“Lidhur me rastin me pacienten e ndjerë dje nga Struga, e cila nuk është hospitalizuar, sipas informacioneve të Repartit Infektiv në Spitalin e Ohrit, dua të informoj se nesër do të shkarkohet drejtoresha, do të emërohet drejtor i ri”, theksoi Filipçe dhe shtoi se sot për kontroll në spital është Inspektorati Shtetëror të konfirmojë përgjegjës të tjerë eventualë.

Theksoi se tashmë është ngritur procedurë dhe u bëri apel institucioneve tërësisht ta zbatojnë procedurën.

Prokuroria Themelore Publike Ohër paraprakisht sot bëri të ditur se e hulumton vdekjen e 66 vjeçares nga Struga, e cila ishte viktima e katërt e koronavirusit në vend.

Prokuroria pas zërave e ka hapur lëndën, siç citohet në kumtesë, për vdekjen e qytetares nga Struga, grua e moshës 66 vjeçare te e cila është diagnostikuar prania e virusit COVID-19.

“Sipas informatave të para për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore te pacientja tani e vdekur, mjeku amë ka rekomanduar hospitalizim në Repartin infektiv në spitalin e Ohrit. Por pacientja edhe përkundër diagnozës nuk është pranuar në spital”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Shtohet se Prokuroria do të ndërmarrë masa për zbardhjen e arsyes së lidhur dhe për konfirmim të fakteve për ekzistimin eventual të përgjegjësisë penale.

Marketing