Filipçe: Partitë të respektojnë të gjitha protokollet dhe masat gjatë fushatës

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, pas shpalljes së datës për mbajtjen e zgjedhjeve, ka drejtuar një apel deri tek të gjitha partitë politike dhe pjesëmarrësit e tjerë në procesin zgjedhor që të kenë kujdes shëndetin e qytetarëve.

Marketing

“Lidhur me datën për mbajtjen e zgjedhjeve, do të doja të përcjell një porosi deri tek të gjitha partitë politike dhe pjesëmarrësve të tjerë në procesin zgjedhor. Kërkoj në mënyrë absolute që të gjithë kandidatët, partitë, aktivistët, të gjithë që do të jenë pjesë e fushatës të jenë të përgjegjshëm dhe ti respektojnë, pa përjashtime të gjitha protokollet për mbrojtje nga koronavirusi. Lufta politike nuk guxon të sundoj mendjen e shëndosh dhe në asnjë moment politika nuk duhet të del mbi shëndetin e qytetarëve”, theksoi Filipçe.

Marketing