Filipçe: Pas 50 viteve tërësisht po rinovohet reparti specialist-konsultativ i Instituti për Mjekësi Transfuzive

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe bashkë me zëvendësministrin e Shëndetësisë Armend Arsllani dhe drejtorin e Institutit për Mjekësi Transfuzive Sadulla Useini, dje mbikëqyrën objektin e repartit specialist-konsultativ të Institutit, ku po bëhet rinovim i tërësishëm.

Marketing

“Pas pesë dekadave tërësisht e rinovojmë objektin e repartit të Instituti për Mjekësi Transfuzive, si pjesë e strategjisë afatgjate për avancimin e shërbimeve në shëndetin publik dhe përmirësimin e kushteve për punë të punonjësve shëndetësorë. Për dy vjet e gjysmë i përmirësuam kushtet në tridhjetë institucione shëndetësore, ndërsa vazhdojmë edhe më tutje të investojmë në shëndetësi si segment kyç”, deklaroi Filipçe.

Bëhet fjalë për objekt i cili është i vjetër më shumë se 50 vjet, ndërsa rinovimi bëhet në kuadër të planit dhe strategjisë për avancimin e mbrojtjes shëndetësore në këtë institucion publik-shëndetësor. Komplet po rinovohet pjesa e pranimit, është bërë përshtatja dhe rekonstruktim i tërësishëm, që mundëson lëvizje të papenguar të pacientëve. Në kuadër të objektit do të funksionojë një dhomë për pranim për analiza laboratorike për pranim të mostrave nga institucionet tjera shëndetësore dhe pacientë të dërguar nga mjekët amë për analiza, si dhe dy ambulanca për veprimtari specialiste-konsultative.

Gjithashtu, në repartin për hemostazë janë rinovuar edhe të gjitha hapësirat laboratorike dhe është formuar dhomë e kujdestarisë me çka tërësisht janë përmbushur kushtet për mbulim 24 orësh të nevojave të klinikave për analiza hemostatike. Tërësisht është rinovuar edhe Qendra e Hemofilisë dhe janë siguruar kushte adekuate hapësinore për kujdes të pacientëve me hemofili dhe përkeqësime të tjera të koagulimit.

Në repartin specialist-konsultativ të Institutit për Mjekësi Transfuzive trajtohen pacientë me trombozë të thelë në vena dhe tromboflebit sipërfaqësor. Kjo është patologji e shpeshtë e cila bëhet në Institut. Gjithashtu, bëhen edhe analiza femostate te një numër i madh i pacientëve sipas indikacioneve të mjekëve.