Filipçe për viktimën 31-vjeçare: Obeziteti është faktor rreziku në frymëmarrje, do ta verifikojmë anamnezën

Informacionet janë se viktima 31-vjeçare nga COVID- 19 (virusi korona) që ndërroi jetë dje, nuk ka pasur probleme me rrugët e frymëmarrjes, por ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se obeziteti apo mbipesha që e ka pasur 31-vjeçare, ka qenë një faktor rreziku për uljen e funksionalitetit të rrugëve të frymëmarrjes.

Marketing

“Në momentin kur ka ndodhur rasti, pacienti nuk ka pasur çrregullime në sistemin e frymëmarrjes, por dua të them se obeziteti është një faktor i rrezikut sa i takon kapacitetit të frymëmarrjes dhe kapacitetit funksionale të mushkërive, sidomos kur është pacient i shtrirë. I bën shtypje diafragmës, mushkërive të bardha dhe kjo i bën restrikcione më të mëdha kapacitetit të mushkërive të bardha. Tash edhe nga përvoja e dimë se pacientëve obezik, procesi i mjekimit u shkon më rëndë, pavarësisht se çfarë ka qenë shkaku i qëndrimit në mjekim intensiv”, tha Filipçe.

Megjithatë, ai premtoi se do ta verifikojë anamnezën (historikun e sëmundjes) dhe do të njoftojë në mënyrë shtesë për tërë pasqyrën klinike të viktimës.

Marketing