Filipçe: Përgatitemi për valën e re të virusit, s’ka mungesë të specialistëve

Forcimi i kapaciteteve spitalore, për testim të shpejtë, rritja e kuadrit mjekësorë janë disa nga hapat që Ministria e Shëndetësisë do t’i ndërmerr në kuadër të përgatitjeve për një valë të re të mundshme të virusit korona në vjeshtë. Ministri i Shëndetësisë Venko FIlipçe në një deklaratë për Alsat thotë se vijon edhe ndërtimi i spitaleve modulare në 16 komunat e vendit.

Marketing

Fillimisht i përgatisim 16 “Covid qendra” sipas shembullit të spitalit modular afër klinikës infektive që të rritet numri i shtretërve spitalor në të gjithë spitalet në shtet. Dhe në tërësi të veçohen këto pacientë me Covid. Në të gjitha këto 16 Covid qendrat të ketë edhe diagnostikim të shpejtë. Që të dihet menjëherë pas pranimit nëse pacienti është bartës ose jo i virusit. Që të duhet në çfarë drejtimi të ecet. Më pas bisedë me 30 mjekët e ri të licencuar ku pjesa më e madhe e atyre që morën licencën para disa kohe, pranuan që të punojnë me kolegët e tyre më të moshuar”-pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Ministri Filipçe deklaron se pjesë e strategjisë është edhe dyfishimi i vaksinave pa pagesë të gripit sezonal. Thotë se vaksina nuk do të jetë e obligueshme, por është masë e rëndësishme për mbrojtje nga Covid 19, sidomos për personat e grupeve më të rrezikuara.

Do i vaksinojmë të gjithë personat mbi 65 vjeçarë, pensionistët, do të ketë vaksina edhe për punonjësit shëndetësorë, për gratë shtatzëna, për ata që mendojmë se më së shumti duhet të mbrohen. Besoj se do të ketë rezultat të mirë dhe se do të pranojnë vaksinimin. Të mbrohen të paktën nga gripi sezonal, pasi për atë ka mbrojtje. E shohim sa është vaksinimi i rëndësishëm kur ballafaqohemi me sëmundje për të cilën nuk ka vaksinë”-tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Lidhur me personelin mjekësor aktual, ministri Filipçe thotë se për momentin nuk ka mungesa të specialistëve. Madje shton se mjekët kanë filluar të shfrytëzojnë edhe pushimet, pas një plani me drejtorët e spitaleve, që në asnjë moment klinikat të mos mbeten pa specialistë dhe pa personel adekuat.

Marketing