Filipçe: Po përgatitemi për vaksinën anti-kovid

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe ka deklaruar se sistemi shëndetësor në vend po përgatitet për vaksinën anti kovid. Kjo do të jetë një nga operacionet më të mëdha logjistike që duhet ta realizojmë.

Marketing

“Vaksinën do ta realizojnë mjek dhe motra medicinal të cilët për momentin nuk punojnë me kovid pacientë. Pjesën e pranimit ruajtjen e vaksinës, distribuimin deri te vendi ku do të aplikohet, plani është në fazë përfundimtare, por gjatë javës së ardhëshme do të organizojmë edhe një trajnim në teren se si kjo do të duket”, tha Filipçe.

Filipçe poashtu theksoi se është rekomanduar që të parët të vaksinohen puntorët shëdnetësor, të punësuarit në armatë dhe polici, të sëmurët kritik dhe të gjitha grupet e rrezikuara sipas mendimit të ekspertëve.

Marketing