Filipçe pret rezultat pozitiv sa i përket koronavirusit

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sonte bëri të ditur se sinqerisht beson se do të ketë skenar pozitiv sa i përket koronavirusit në shtetin tonë.

Marketing

“Sinqerisht besoj. Ky është edhe qëllimi i gjitha këtyre masave – ulja e kontakteve sociale dhe komunikimit me njerëzit, kufizimin e lëvizjes, e gjithë kjo me qëllim që të ulet komunikimi është diçka për çka më në botë ka shembuj të mirë, gjegjësisht se vetëm ato masa sjellin deri te ajo që numri i të sëmurëve të ulet. Në rajone të caktuara të Italisë, në rajonin Vuhan,pikërisht pas vendosjes së masave të këtilla radikale tashmë ka disa ditë që nuk ka pacientë të rinj. Kështu që sinqerisht shpresoj se e gjithë kjo do të japë rezultat”, tha Filipçe.

Filipçe përsëriti se sasitë e testeve për koronavirusin janë të mjaftueshme.

“Vlerësoj se masat të cilat tani janë në fuqi, masat plotësuese të cilat planifikojmë t’i vendosim në kuptim të ashpërsimit, kontrollit, mbrojtjes para së gjithash të grupeve më të rrezikuara do të japin rezultat bashkë me llojin e testimit që do të jetë si model në fuqi nga dita e nesërme përmes mjekëve amë. Në këtë kuptim këto masa të kufizimit të lëvizjes, testimit sipas indikacioneve, qasjes së rritur me punktet, me koll qendrën dhe mjekët amë mendoj se dukshëm do ta ulë lakoren e numrit të pacientëve”, tha Filipçe.

Ai informoi se kanë disa supozime sa i përket pikës kulminuese, duke pasur parasysh, siç tha, se ku jemi tani me lakoren.

“Megjithatë kemi edhe masa të reja njëjtë siç kishim edhe deri më tani. Sinqerisht besoj se do të kemi sukses që ta ulim numrin e pacientëve. Vlerësoj se pika kulminuese e sëmundjes në kushtet tona me masat e tanishme, me të dhënat e tanishme epidemiologjike mund të jetë për një muaj”, tha Filipçe.

I pyetur për procesin arsimor të nxënësve të shkollave të mesme dhe maturantëve, Filipçe tha se po punohet intensivisht në MASH.

“Bëhet fjalë për disa opsione. Besoj se informacioni i saktë do të mund ta japin”, tha Filipçe.