Filipçe propozon masat lehtësuese, gjendja me Kovid 19 në vend stabile

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në konferencën e sotme për media tha se janë përmbushur të gjitha kriteret për lehtësimin e masave, duke vlerësuar se edhe gjendja me virusin në vend është stabile. Në pajtim me këtë gjë, Komisioni për sëmundje infektive nëpërmjet ministrisë së Shëndetësisë deri në Qeveri do të dorëzoje propozimet për lehtësimin e masave.

Marketing

-Plani parasheh që gjatë kësaj javë të hapen dhe të hynë në funksion qendrat për edukim, trajnim dhe seminare të të rriturve, organizimin i mbledhjeve të organeve udhëheqëse, hapja e autoshkollave, qendrat për testim, trajnimet për sport në ambiente të hapura për sporte individuale, hapja e bastoreve përmes sporteleve si dhe hapja qendrave tregtare-molleve pa shërbime hotelerike”,theksoi Filipçe.

Pas monitorimit të gjendjes epidemiologjike pas këtyre lehtësimëve, javën tjetër pritet të hapen edhe operatorët e tjerë ekonimik.

-Javën tjetër është paraparë hapja e objekteve hotelerike me shërbim, trajnimeve të sporteve kolektive”, theksoi Filipçe.

Edhe pas kësaj, do të ndjeket gjendja epidemiologjike dhe gjatë javës e tretë në përputhje me situatën me epideminë do të hapen lojrat e fatit, kazinotë, trajnimet në vende të mbyllura, pishina, hapja e fitnes qendrave dhe objekteve hotelerike.

Marketing