Filipçe: Qeveria e Bullgarisë vendosi që një pjesë e vaksinave t’i ndahet Maqedonisë

Në mbledhjen e qeverisë së Bullgarisë është vendosur që pas çdo dërgese të vaksinave, një pjesë të ndahet edhe për Maqedoninë e Veriut, ka informuar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili po qëndron në Sofje.

Marketing

“Këtë mëngjes u vendos në seancën e qeverisë në Sofje ku unë mbajta fjalim. Me këtë vendim, në vendin tonë vaksinat kundër kovid-19 do të arrijnë në të njëjtën kohë, si në vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian. Bullgaria, si anëtare e BE-së, kishte privilegjin të negocionte drejtpërdrejt me një numër prodhuesish. Falë këtij akti miqësor, me këtë donacion ne do të fillojmë shkurtimisht procesin e vaksinimit dhe do të lehtësojmë qasjen në vaksina në mënyrë që të mund të vaksinojmë 60 deri në 70% të popullsisë.

Sipas informacionit nga autoritetet shëndetësore në Republikën e Bullgarisë, së pari vaksina Pfizer do të arrijë në Sofje, pastaj Moderna, pastaj Astra Zeneka. Ne kemi biseduar tashmë për detajet teknike në lidhje me dërgesën, besoj se në të njëjtën kohë do të marrim disa nga vaksinat, si edhe vendet e BE-së”, ka thënë Filipçe.

Marketing