Filipçe: Raste të reja me Covid-19 prej ahengjeve në Ohër dhe në Shkup

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme njoftoi se një numër i madh prej gjithsej 175 të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit janë prej ahengjeve familjare që janë mbajtur në Ohër dhe Shkup.

Marketing

“Në Ohër në një aheng familjar me rreth 200 persona deri më tani janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 8 persona, 40 kontakte janë në izolim. Në një aheng familjar në Shkup, në dasëm ku ka pasur qindra persona deri më tani janë konfirmuar 14 persona pozitiv me koronavirus, në këtë rast inspektorët dhe epidemiologët kanë pasur vështirësi gjatë bashkëpunimit me të pranishmit në aheng.”.

Marketing