Filipçe: Rasti i lehonës së ndjerë nga Ohri është kompleks, do t’i kryhet edhe obduksion

Lehona nga Ohri e cila ka ndërruar jetë në Klinikën gjinekologjike dhe të akusherisë do t’i nënshtrohet edhe obduksionit, pasi siç tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe rasti është kompleks, ngaqë e njëjta është pranuar me frytë të vdekur, me temperaturë të lartë trupore dhe me takikardi (rritëm të shpejtë të zemrës).

Marketing

“Ka qenë me temperaturë të lartë trupore, deri në 27 gradë dhe me fryt të vdekur paraprakisht. I janë bërë të gjitha analizat dhe janë marrë strishot për virusin korona. Mjekët ia kanë larguar frytin me operacion. Gjatë operacionit, i është përkeqësuar gjendja dhe është bërë përpjekje për reanimim, por në orën 22 të mbrëmjes së djeshme, është konstatuar vdekja”, tha Filipçe, i cili shtoi se lehona ka qenë edhe në mbipeshë.

Si për këtë edhe për rastin e Kumanovës ministri bind se është vepruar sipas protokollit.

Marketing