Filipçe: Respektimi i masave është çelësi në luftën kundër koronavirusit

Mënyra e vetme për ta mbrojtur shëndetin tonë, por edhe shëndetin e më të afërmve është përmes përmbajtjes së plotë të masave – përdorim të obligueshëm të maskës mbrojtëse në fytyrë, distancë fizike dhe pastrim të shpeshtë të duarve, porositi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Marketing

Apelon që të gjithë t’i respektojnë ato rregulla që të mund ta tejkalojmë situatën me krizën shëndetësore të KOVID-19. “Respektimi i masave është çelësi në luftën kundër koronavirusit. Vetëm së bashku mund t’ia dalim në këtë betejë dhe vetëm së bashku mund ta parandalojmë përhapjen e virusit. Nga ne varet. Të jemi qytetarë të përgjegjshëm dhe të mos grupohemi”, tha ministri Filipçe.

Gjatë çdo dalje jashtë], thekson, t’u përmbahemi masave – distancë prej dy metrave në hapësira të mbyllura dhe të hapura publike.

“Të mos grupohemi më shumë se dy persona, me ç’rast nga grupi prej dy personave nuk numërohen edhe fëmijët nën 14 vjeçare. Mbajtje të detyrueshme të maskës, shallit në të gjitha ambientet e mbyllura. Maska mbrojtëse nuk mbahet edhe jashtë kur kemi mundësi ta mbajmë distancën e nevojshme prej dy metrave”, është shprehur ministri i Shëndetësisë.