Filipçe: Rreth 5.000 persona janë në izolim dhe mund të votojnë në zgjedhje

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për media informoi se sipas evidencës së Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor (ISHSSH) diç më pak se 5.000 persona janë në izolim në mjekim shtëpiak, të cilët nëse dëshirojnë të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik duhet të paraqiten në ueb-faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Marketing

“Ne i dhamë listat e punonjësve shëndetësorë. Nga tre në komuna do të përcaktohen nga KSHZ që ta realizojnë bashkë me bordet këtë votim. Na njoftuan nga KSHZ-ja se planifikojnë simulim të procesit në ditën e votimit të mërkurën ose të enjten me anëtarë të bordeve zgjedhore, me përfaqësues të vëzhguesve nga partitë se si kjo do të dukej me të gjitha mjetet parandaluese sipas protokollit të cilin e dhamë. Gjithsesi se përfaqësues të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse ishin në atë simulim”, tha Filipçe.

Sipas Rregullores së shqyrtuar të KSHZ-së afati për paraqitje të personave me Kovid-19 dhe në vetizolim për votim skadon më 8 korrik në mesnatë. Votimi për ata të cilët do të paraqiten do të realizohet më 13 korrik, ndërsa votimin do ta realizojnë bordet shëndetësore zgjedhore në të cilat tre anëtarë janë punonjës shëndetësor dhe përfaqësues të partive politike. Personat të cilët do të kenë teste pozitiv për Kovid-19 dhe do t’iu jepet vendim për vetizolim prej 8 deri 13 korrik nuk do të mund të paraqiten dhe të votojnë në zgjedhjet parlamentare.

Marketing