Filipçe: Rritja prej pesë për qind është vetëm një pjesë e planit për rritje të pagave në shëndetësi

Mund të polemizojmë se nëse pesë për qind rritje tani janë pak ose shumë dhe mund të ketë argumente të atilla ose të këtilla, por dëshirojë të potencojë se kjo masë është vetëm një pjesë e planit më të gjerë të Qeverisë për rritje të pagave në shëndetësi, theksoi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke i komentuar reagimet e Sindikatës së qendrave klinike dhe VMRO-DPMNE-së.

Marketing

Është komplekse, tha Filipçe, mënyra e përllogaritjes së pagave me rritjen më të re prej pesë për qind. Është shumë e vështirë që të thuhet nëse dikush tani pagën e ka 30.000 denarë, se sa do ta ketë pas rritjes.

Bëhet fjalë, shpjegoi, për rritje të shumës bazë që e marrin të gjithë të punësuarit në shëndetësinë publike, e cila pastaj shumëzohet me koeficientin e komplikimit të punës, punës së kaluar,…, dhe kështu mbërrihet deri te shuma përfundimtare. Në mënyrë plotësuese, përllogariten edhe shumat për kujdestaritë në mbrëmje.

Sipas ministrit, sipas kësaj, në fillim të vitit të ardhshëm pason edhe një hap – përmbushje të premtimit që një mjek specialist të ketë pagë 100.000 denarë.

“Kjo është rritje prej pesë për qind e krye-gjësë tek të gjithë të punësuarit në shëndetësinë publike. Ndoshta tingëllon pak, por është vetëm një pjesë e programit tonë shumë të gjerë se si do t’i rrisim të ardhurat e të gjithë të punësuarve në shëndetësinë publike. Para disa muajve u rritën shumat për kujdestaritë. U rrit çmimi i punës gjatë natës dhe në të gjithë institucionet shëndetësore publike në të cilat rritja e shumës së përgjithshme së të hollave të cilën mjekët e marrin për rritje të kujdestarive, e rrit pagën e tyre për rreth 30 për qind që aspak nuk është pak”, theksoi ministri.

Filipçe informoi se edhe pika e kapitacionit nuk hyn në përllogaritjet për rritjen, por në vijim janë bisedime me stomatologët dhe gjinekologët amë të cilët kanë kërkesa të tjera – ndryshime ligjore dhe sistematike. Disa opsione janë vendosur në letër. Pas pushimeve vjetore do të shihet se cilat nga ato zgjidhje është më adekuate.

Marketing