Ministria e Shëndetësisë filloi blerjen publike të 12 automjete të ambulancave për ndihmë të shpejtë, ndërsa priten edhe tre automjete për ndihmë të shpejtë nga donacione në periudhën e ardhshme.

Këtë sot e publikoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në profilin e tij të Facebook.

Kjo nënkupton rritje të kapaciteteve në institucionet shëndetësore me automjete për ndihmë të shpejtë, të cilat do të shpërndahen në institucione ku gjendja është më kritike dhe ku ka mungesë.