Sa i përket mungesës së mjekëve në vend, ministri i shëndetësisë Venko Filipçe tha se analizat që janë bërë vitin e kaluar flasin se mungojnë afro 600 mjek. Megjithatë u shpreh më tej ai, gjatë viti 2018 në sektorin e shëndetësisë janë punësuar 3 200 persona, prej të cilëve numër më i vogël i mjekëve dhe motrave medicinale.

Për gjendjen në Spitalin e Strugës, ministri pranon se atje nuk ka kushte për shërbime shëndetësore moderne dhe se për momentin po shqyrtohet modeli sipas të cilit do të ndërtohet Spitali i ri në dalje të qytetit, në drejtim të vendkalimit kufitar Qaf Thanë.