Filipçe: Shtatë nga të aksidentuarit janë në gjendje të rëndë por stabile

Shtatë nga të lënduarit në aksidentin e djeshëm nga i cili mbetën të vdekur 15 persona, akoma janë në gjendje kritike, por stabile, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Marketing

“Katër nga të lënduarit që ndodhen për kurim në spitalin “8 shtatori” dhe tre nga të lënduarit në Qendrën e Urgjencës në Shkup janë edhe më tej në gjendje të rëndë, por stabile. Mjekët po bëjnë përpjekjet maksimale që t’ju ofrojnë kujdesin më të mire të mundshëm mjekësorë dhe bëjnë çmos që të shpëtojnë jetën të lënduarve”, deklaroi ministri I shëndetësisë Venko Filipçe, I cili sot herët vizitoi të lënduarit që janë shtrirë për kurim  në spitalin “8 shtatori”.

Marketing