Filipçe: Shumë të rinj po përfundojnë me fatalitet

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se aktualisht është tejet i lartë numri i Kovid pacientëve në trajtim spitalor. Por, edhe pse të gjithëve u ofrohet ndihmë mjekësore, një pjesë e pacientëve, përfshi edhe pacientë të moshës së re përfundojnë me fatalitet.

Marketing

“Gjithkund në Evropë, gjithkund në vendet fqinje po ndodh e njëjta. Për fat të keq ka njerëz të rinj tek të cilët ka përkeqësim të gjendjes shëndetësore, ndodh në afat prej disa orësh dhe edhe përkundër terapisë në përpjekje që të mos vijë te përkeqësimi apo të pengohet përkeqësimi, për fat të keq ndonjëherë nuk jep rezultate. I tillë është manifestimi i mushkërive të bardha që edhe përkundër përpjekjeve jetët e pacientëve nuk mund të shpëtohen.”,- u shpreh Venko Filipçe nga MSh.

Marketing