Filipçe siguron: Vaksinat anti-Covid janë të sigurta

Vaksinat anti-Covid janë të sigurta dhe janë e vetmja mënyrë për t’u arritur imuniteti kolektiv, ka siguruar qytetarët e Maqedonisë së Veriut, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Marketing

“Konsideroj se punëtorët shëndetësor janë të rëndësishëm në procesin e imunizimit. Dhe atëherë kur kam thënë, dhe sot po e them, do të vaksinohem që të tregoj se vaksinat janë të sigurta, se zhvillohen në platforma të sigurta dhe se kjo është mënyra e vetme që të arrihet imuniteti kolektiv dhe të ndryshohet pasqyra e pandemisë”, tha Filipçe.

Ai ka folur edhe për atë se pse nuk u vaksinua i pari, pasi siç tha, vaksinat që i kanë për momentin, janë të numërta.

Ndërkaq ka shtuar, se do të vaksinohet me njërën nga grupet e vaksinave që do të vijnë ditëve në vijim.

“Unë e pranova dozën e parë të vaksinës dhe ndihem mirë, ftoj të gjithë ta bëjnë këtë”, tha e vaksinuara nga Covid-19

Marketing