Filipçe: Sistemi shëndetësorë është ngarkuar, 330 pacientë me Kovid-19 po trajtohen nëpër spitale

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp theksoi se numri i lartë i rasteve të reja me Covid-19 ditëve të fundit ka ngarkuar sistemin shëndetësorë me çka tashmë ka filluar organizimi dhe rotacioni i personelit mjekësorë. Filipçe njoftoi se për momentin 330 pacientë me Covid-19 po trajtohen nëpër spitale.

Marketing

“Ditëve të fundit kemi punuar në mënyrë intensive në riorganizimin dhe planifikimin e kapaciteteve me qëllim që ti përgjigjemi numrit të pacientëve, numri i të cilëve për momentin është rreth 330 në të gjitha objektet e shëndetit publik, pacientë pozitiv me Covid-19. Klinikat dhe repartet infektive janë ngarkuar një pjesë e punonjësve shëndetësorë janë lodhur pas 4 muajve luftë me koronavirusin”, pohoi Filipçe.

Ministri Filipçe njoftoi se në bazë të planit për riorganizim të personelit mjekësorë në Shkup tashmë kanë arritur 54 mjekë dhe infermiere.

“Prej ditës së djeshme në rotacion dhe ndihmë në Shkup, në Klinikën Infektive dhe Spitalin “8 shtatori” kanë arritur 54 mjekë dhe infermiere ata tashmë kanë filluar me punë dhe presioni i ditëve të fundit është zvogëluar. Tashmë është bërë plan edhe për rotacione tjera si nga klinikat poashtu eshe nga institucione tjera shëndetësore në vend”, tha ministri Filipçe, duke shtuar se tashmë edhe spitalet dhe klinikat private kanë shprehur gatishmërinë për ndarje të personelit mjekësorë.

Marketing