Filipçe: Spitali gjinekologjik ‘Nëna Terezë’ në Çair do të gazifikohet

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe premton se do të ndryshojnë sistemin e ngrohjes në disa shtëpi të shëndetit, duke përmendur këtu edhe spitalin e specializuar për obstetrik dhe gjinekologji “Nënë Tereza”. Në një prononcim për media, Filipçe u shpreh se përveç “Nënë Terezës”, prioritet kanë edhe spitalin e Kumanovës dhe Strumicës, për faktin se infrastruktura për gazifikim përreth është e gatshme.

Marketing

Ai më tej tha se projektet janë të gatshme, kanë hyrë në planin për furnizime publike dhe do të fillojnë të realizohen si prioritet, pikërisht për këto tre shtëpi shëndeti.

Një ditë më parë, kryetari i Qytetit të Shkupit tha se spitali i Çairit mund të mbyllet, për faktin se disa herë i kanë dhënë vërejtje drejtorit që të mos bëjnë djegjen e mazutit, për shkak se e rëndon kualitetin e ajrit. Mirëpo, nga spitali thanë se kjo mënyrë e sigurimit të ujit të ngohtë është e vetmja zgjidhje për ta, në të kundërt do të duhet të bëhet ndryshimi komplet i kaldajave.

Marketing