Filipçe: Strategjia dha rezultate të mira, numri i pacientëve aktivë me KOVID-19 dukshëm po ulet

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe lidhur me testet për Kovid-19 sot kategorikisht i hodhi poshtë spekulimet se ekziston ndonjë interes politike dhe për këtë shkak po ulet numri i testimeve.

Marketing

Qendra për Shëndet Publik në Shkup, së bashku me Institutin për Shëndet Publik, ndërsa këtë e diskutuam në takimin e mëngjesit të Komisionit për Sëmundje Infektive, theksoi ministri, qaset drejt bërjes së planit për skrining të personave të cilët konsiderohet se janë në disa kategori kritike, duke pasuar parasysh kapacitetin e lirë, të cilin tani e kemi në laboratorë.

“Si po kalon kjo fazë nga epidemia u paraqit nevoja e pritshme që të sendërtohet strategji, për shkak të së cilës ajo dha jashtëzakonisht rezultate të mira dhe këtë që tani kemi numër të zvogëluar të testimeve është kjo që ne në fakt duam ta arrijmë, për shkak të së cilës testuam pacientë të cilët kishin simptome, që do të thotë se është fakt se numri i pacientëve aktivë në vendin tonë dukshëm po ulet, do të thotë strategji e suksesshme. Ndërtojmë plan që e njëjta të sendërtohet që të hyjmë në fazën e re të epidemisë”, shtoi Filipçe.

Marketing