Filipçe: Vaksinat anti-Kovid mund të arrijnë para marsit

Vaksinat e para në vend nga Kovaks mekanizmi, pritet të arrijnë në mars të vitit 2021 thot minsitri i shëndetësisë Venko Filipçe, por ai nuk e përjashton mundësinë që vaksinat në vend të arrijnë edhe më herët. Po shqyrtohen edhe mundësi të tjera që vendi të furnizohet sa më parë me vaksinat anti kovid, thot Filipçe, duke shtuar se vaksinat janë të sigurta, ndërsa vaksinimi është i nevojshëm për të krijuar imunitet kolektiv.
“Jemi në komunikim me të gjitha vendet evropjane të cilat i kanë ofruar mekanizmat për ndihmë. Unë besoj se ma mënyrë që para muajit mars vaksinat të arrijnë në vendin tonë. Nuk ka çmim që qeveria nuk do të mund ta paguaj për vaksina. Të gjith prodhuesit me të cilët bisedojmë janë prodhues që tanimë i kanë filluar procedurat adminsitrative për të marr leje që do të thot se porosia e dytë është se të gjitha vaksinat që do të arirjnë në vend janë apsolutisht të sigurta.”, tha Venko Filipçe, minsitër i shëndetësisë,
Ditëve të fundit numri i të infektuarve ka shënaur ulje, ashtu si edhe i kovid pacientëve që kërkojnë trajtim spitalorë prandaj vende të lira ka edhe në klinikën infektive edhe në klinikat interne. Por minsitri theksoi nevojën e vazhdimit të respektimit të masave anti kovid, pasi nëse nuk respektohen masat mund të ket valë të re infektimesh. Policia do të jetë e angazhuar maksimalisht gjatë festave të fundvitit thot Filipçe.
“Me rekomandimet e fundit, me mbylljen e oblekteve hotelierike kemi efekt serioz në uljen e personave të ri pozitiv besoj se edhe qytetarët do të jenë të vetëdishëm dhe të ndërgjegjshëm në periudhën që vjen. Policia ashtu si edhe deri më tani edhe në periudhën para nesh do të vazhdoj me intensitetin e njejtë të punës, që të ssmangim krizën që mund të ndodhë.”, tha Venko Filipçe.
Aktualisht në vend ka mbi 19 mijë raste aktie me kovid 19, por pasi prej disa ditësh numri i të infektuarve ka qenë më i ulët se sa ai i të shëruarve, vërehet një ulje e të infektuarve për rreth 2 mijë e 500 persona, pasi gjatë pikut të valës së dytë kishte numri i të infektuarve kishte tejkaluar 22 mijë të infektuar.
Marketing