Filipçe: Vaksinimi vazhdon, presim vaksina të reja Sputnik dhe Sinovak

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se procesi i imunizimit të popullatës në vend nuk do të ndërpritet por do të vazhdoj, ndonëse me kapacitet më të ulët. Megjithatë u shpreh i prerë se me arritjen e vaksinave të reja, procesi do të vazhdoj me dinamikën e njëjtë.

Marketing

Për Sputnikun dhe Sinovakun akoma nuk kemi data të sakta, për Sputnikun kishte paralajmërime se do të jetë diku kah fundi i muajit maj, dhe ja deri tani nuk ka arritur, unë dje kam biseduar me ambasadorin e Rusisë, ai ka marrë për obligim që gjatë ditës të komunikoj me institutin në Moskë dhe të jep informata kthyese. Paralajmërimi për arritjen e vaksinave të Sinovak është për në fillim të qershorit. Dhe ashtu kanë thënë, javën e parë apo në 10 ditët e para duhet ti presim. Imunizim nuk do të ndërpritet dje dhe pardje kanë arritur vaksinat e Phizer. Ata do të shpërndahen dhe vaksinimi do të vazhdoj. Do të vazhdojnë vaksinimet përmes sistemit të njëjtë, gjatë kësaj jave do të kemi ulje të numri, por nga java e ardhshme shpresoj që sërish të kthehemi në dinamikën e njëjtë”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Marketing