Filipovska dhe Micevski në pyetje te Ruskoska

Për lidhshmërinë me rastin “Reket” dhe afërsinë me Jovanovskin, para prokurores Villma Ruskoska dëshmi dha edhe Lile Filipovska. Pas rreth një ore, ajo u largua nga Prokuroria për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion, por nuk deshi që të jap dëshmi.
Pasi që nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, ajo vetëm u përshëndet dhe u largua.

Marketing

Gjysmë ore pas Filipovskës, te Ruskoska arriti edhe biznesmeni nga Manastiri, Siljan Micevski, i cili gjatë hyrjes në prokurori nxori informacione të reja rreth hetimit. Tha se paratë i ka paguar në llogari të “Lidhjes ndërkombëtare Shkup”, e jo pensionistet me idenë për ndërtimin e qendrës bashkëkohore evropiane për persona të moshuar.

Për qendra bashkëkohore evropiane, Boki 13 ka arritur të merr para edhe nga kompani të tjera. Një prej tyre është edhe kompania nga Struga, “Drim billding” e cila gjithashtu i kërkon 233 mijë eurot që ia kanë paguar nënkryetares së kësaj shoqate, Jasmina Mandiq, përmes marrëveshjes autoriale.
Kompania nga Struga ka qenë e vetmja e cila i ka dhënë afat Bokit 13 prej 120 deri në 180 ditë për sigurimin e të gjitha dokumenteve të nevojshme për fillimin e ndërtimit. Shoqata është dashur të sigurojë lokacion, projekt dhe leje për ndërtim, por afati ka kaluar e më pas kompania strugane ka filluar të kërkoj paratë me penale, përkatësisht gjithsej 350 mijë euro.

Boki 13 ka qenë i sigurt se do të ndërtoj komplekse. Edhe në Ohër, Manastir dhe Shkup është munduar që të marr lokacione ekskluzive dhe të shtrenjta.
Se ka pasur takim me kryetaren e Manastirit, Natasha Petrovska, konfirmoi edhe Kryeministri nga foltorja e Kuvendit.

Bojan Jovanovski u arrestua më 15 korrik në pikën kufitare Bogorodicë, gjatë përpjekjes që të largohet nga vendi, me çantë me euro. Me të kanë qenë Lila Filipovska dhe një e punësuar në televizionin e tij, 1tv.
Në hetimin për “Reketin” i cili filloi me arrestimin e Jovanovskit, deri më tani ka tre të dyshuar dhe të gjithë janë në paraburgim. Mes tyre është edhe kryeprokurorja speciale, Katica Janeva. Ditën kur u arrestua Boki 13, në të njëjtën dit u arrestua edhe i dyshuari i dytë Zoran Mileski – Kiçeec.

Marketing