Fillimi zyrtar i kontrolleve të përbashkëta në Tabanoc në fund të gushtit

Fillimi zyrtar i kontrolleve të përbashkëta në kalimin kufitar Tabanoc – Preshevë do të jetë në fund të muajit të ardhshëm, pas harmonizimit të detyrimeve të kryeministrave të të dy vendeve, njoftoi Drejtoria Doganore.

Marketing

Republika e Maqedonisë Veriore dhe Republika e Serbisë nënshkruan një marrëveshje mbi vendosjen e kontrolleve të përbashkëta në pikën kufitare Tabanoc-Preshevë më 12 të këtij muaji. Me këtë, sipas deklaratës, këto janë dy vendet e para nga Ballkani Perëndimor për të nisur kontrollin e përbashkët kufitar.

Koncepti i kontrolleve të përbashkëta kufitare (One-stop shop) nënkupton procedura më të lehta, që kryhen në një vendkalim të përbashkët kufitar, me numër minimal të ndalimeve, ku kontrollimi i udhëtarëve, mallrave bëhet vetëm në një vend. Me vënien në zbatim të këtij konceptit për kontroll të përbashkët arrihet një harmonizim më i madh dhe lehtësohet kalimi i udhëtarëve, mallrave dhe mjeteve transportuese në komunikacionin rrugor, si dhe sendet që udhëtarët i kanë me vete. Sipas autoriteteve kompetente zbatimi i këtij koncepti parasheh një objekt të përbashkët në vendkalim ku kryhen formalitetet kufitare.

Për udhëtarët dhe transportuesit të cilët nga Serbia shkojnë drejt Maqedonisë së Veriut, kontrollin do ta kryejë Serbia në territorin e Maqedonisë së Veriut në vendkalimin kufitar Tabanoc, ndërsa kontrollimin e atyre që udhëtojnë nga Maqedonia e Veriut drejt Serbisë do ta kryejnë shërbimet kufitare nga Maqedonia e Veriut në vendkalimin kufitar në Preshevë.

Në njoftimi theksohet se në periudhën e kaluar, Drejtoria Doganore me ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë, ka rindërtuar dhe modernizuar infrastrukturën në pikën kufitare Tabanoc, duke përmbushur të gjitha parakushtet për fillimin e kontrolleve të përbashkëta. Duke vendosur një mënyrë të re pune dhe kontroll të përbashkët kufitar të shërbimeve të të dy vendeve, Korridori 10 do të jetë më tërheqës dhe më efikas për eksportin, importin dhe transitin e mallrave.

“Kalimi kufitar Tabanoc është vetëm fillimi i ndryshimeve të mëdha që presim në këtë fushë në disa kalime kufitare, janë duke u zhvilluar projekte me fqinjët tanë të tjerë Shqipërinë dhe Kosovën, që do të sjellin përfitime të jashtëzakonshme për operatorët ekonomik”, citojnë nga Drejtoria Doganore.